“I japim fund gangrenës së mbetjeve në Berat”

Pasi e kishte lajmëruar muaj më parë, sot Edi Rama foli me shifra duke thënë se duke filluar nga janari i ardhshëm pagat e mjekëve dhe infermierëve do të pësojnë një rritje deri në 40 për qind. Lajmin ia dha mjekëve të maternitetit te Beratit, o cili është në proces rikonstruktimi.

“Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë për pagat e mjekëve, infermierëve dhe personelit mjekësor. Nuk dua të flas për shifrën përfundimtare, por mund të arrijmë në 40%. Do ta bëjmë bashkë me pagat e mësuesve”, tha Rama.

Në Berat, Rama u ndal edhe në inspektimin e investimit për rehabilitimin e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane, nëpërmjet të cilit synohet t’i jepet fund një problematike që shoqëron banorët e Beratit prej dekadash.

E gjithë ajo që kërkohet është largimi i mbejtjeve urbane nga lumenjtë, pasi sa herë që kemi reshje shiu mbetjet shkojnë në det”, tha Klosi. “Gjithë situata me mbetjet ishte jashtë kontrollit në të gjithë territorin. Sot ne kemi situatën plotësisht të transformuar”, shtoi Rama.

Të tjera investime që po kryhen në Berat dhe që u inspetkuan nga kryeministri janë rruga automobilistike që të çon në kala si dhe rikonstruksioni i shkollës profesionale “Stiliano Bandilli”.

Gjithashtu kryeministri Rama u ndal edhe në kantierin e rilindjes së qendrës mesjetare, ku ka përfunduar restaurimi cilësor i dy xhamive dhe një teqeje, çka synon të krijojnë të tjera hapësira dhe objekte tërheqëse për banorët, vizitorët e turistët.

Tv Klan