Kryeministri: PD i la malet me plehra mes qyteteve

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha u përfshinë të enjten në një sërë replikash në distancë në qendër të të cilave ishin inceneratorët.

Duke marrë shkas nga deklaratat e kryedemokratit gjatë konferencës për mediat, Rama tha se ishte PD dhe politika e vjetër ajo që la male me plehra në mes të qyteteve.

Ndërkohë që Basha në reagimin e tij tha se politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë dhe fytyrën e zërin e Edi Ramës, i cili sipas tij për 7 vjet e mbushi vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat e zhvatura nga xhepat e shqiptarëve.

Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut. Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!”, u përgjigj sërish Rama.

Por Basha në një reagim të tijin të dytë duke iu drejtuar Ramës u shpreh se ai nuk do ta marrë dot Shqipërinë me vete në gropën e zezë ku është future dhe se ora e gjykimit po afron!

Tv Klan