Kryeministri Rama dhe ministri Bushati do të realizojnë këto dy ditë në Bruksel përpjekjet e fundit për të bindur shtetet anëtare që të mbështesin një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave që mund të deklarohet më 17 Prill nga komisioneri Johannes Hahn.

Të martën paradite do të zhvillohet në Parlamentin Evropian konferenca e grupit të miqve të Shqipërisë e organizuar nga eurodeputeti italian David Sassoli. Shqipëria është e gatshme për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian titullohet konferenca ku do të flasin krahas Ramës, Federica Mogherini dhe Antonio Tajani.

Eurodeputeti Sassoli ka deklaruar se “vitet e fundit, Shqipëria është angazhuar në reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjes, ekonomisë dhe drejtësisë”. Ky takimi parashikon një javë vendimtare për dialogun midis Tiranës dhe Brukselit pasi në fundjavë liderët evropianë miratojnë konkluzionet për Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimeve të mëparshme ministri Bushati ka shprehur si arritje ndëshkimin e disa gjyqtarëve apo pushtetarëve lokalë.

Klan Plus