Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet që po bëhen në shërbimet e kardiologjisë në QSUT, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor, të cilat nuk janë dëme strukturore.

Manastirliu tha se do të rindërtohen të gjitha strukturat shëndetësore të dëmtuara por pa ndërprerë në asnjë moment shërbimin ndaj qytetarëve.

“Në fazën e parë, aktualisht jemi të përqëndruar në planin e rikonstruksionit emergjent, më pas vijojmë me planin e rindërtimit. Por e rëndësishme është që qytetarëve nuk u mungon shërbimi në qendrat shëndetësore apo spitalet që kanë patur dëmtime. Po organizojmë punën për të shpërndarë qoftë mjekët në struktura të tjera apo edhe për të marrë me qira ambiente të tjera”, tha Manastirliu.

Ndërkohë që faza tjetër do të jetë rindërtimi nëpërmjet, sikurse do të veprohet me spitalin e Laçit. /tvklan.al