Investimi në bashkëpunim me koncesionarin

Sipas një kontrate Partneritet Publik Privat që qeveria shqiptare ka nënshkruar, 18 spitale në vend do të kenë laboratorë të rinj me një teknologji të robotizuar.

Aktualisht 5 spitale në Tiranë si dhe një në Fier dhe në Berat kanë nisur zbatimin e këtij partneriteti ku kryen afro 50 përqind më shumë testime dhe analiza që më parë nuk mund të realizoheshin në sistemin publik spitalor. Laboratorin e vendosur në QSUT e inspektuan kryeministri dhe ministrja Manastirliu.

“Përfshirja e këtij sistemi, jo vetëm në QSUT, por në të gjithë spitalet që janë përfshirë në këtë partneritet, krijon më shumë lehtësi për të certifikuar analizat. Dhe garantojmë më shumë siguri edhe për diagnostikën edhe të ndjekjes të pacientëve”, tha ministrja Manastirliu.

Tv Klan