“Ta kapërcejmë hendekun e konspiracionit”

Procesin e vaksinimit të hapur e ndoqi nga afër edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ai ishte në qendrën e re shëndetësore në Urën Vajgurore, nga ku i bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për tu mbrojtur nga variantet e reja të koronavirusit.

“Vaksinimi nuk e bën 100% të paprekshëm individin nga virusi, por e bën virusin shumë më të dobët përballë individit dhe e vërteta është që në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset e shkuarjes në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshme përgjithësisht pa dhimbje dhe vuajtje, prandaj është shumë e rëndësishme që për t’u mbrojtur dhe nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi, të vaksinohemi”.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka vend për hezitim pasi vaksinat janë të sigurta.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se procesi po vijon normalisht në gjithë Shqipërinë.

“Nga sot ne kemi filluar javën e hapur të vaksinimit për grupmoshën +18 vjeç. Aktualisht ka filluar në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit të përqendruar”.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë injektuar në total 1,069,365 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre mbi 466 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Tv Klan