Kryeministri Edi Rama thotë se nuk priste që dërgimi i 30 mjekëve në Itali do të shkaktonte një reagim të tillë. Demonstrim të solidaritetit e konsideroi edhe Presidenti Meta.

Vendimin për të dërguar 30 mjekë shqiptarë për t’u ardhur në ndihmë kolegëve italianë në luftën e ashpër kundër koronavirusit, kryeministri shqiptar Edi Rama e komentoi në një komunikim në distancë me arkitektin e famshëm Stefano Boeri.

“Natyrisht që kam qenë i shumë i prekur nga e gjithë situata, por ajo që më shkaktoi jashtë mase emocion ishte fakti që ai gjesti ynë i vogël erdhi mes asaj frike që shkakton fakti i të qenit vetëm. Nuk mund ta imagjinoj që mes një zjarri që ka përfshirë shtëpinë, të mund të shpëtojmë duke u mbyllur secili në dhomat tona. Një betejë si kjo, një luftë nuk fitohet duke qëndruar të gjithë në mbrojtje”, tha Rama.

Ky mision humanitar është një demonstrim solidariteti i popullit shqiptar dhe i institucioneve shqiptare për Italinë dhe për popullin italian.

Nuk është një gjest i thjeshtë solidariteti, por është një demonstrim mirënjohjeje gjithashtu, që populli shqiptar ka për çdo gjë që Italia dhe populli italian kanë bërë historikisht, duke na ndihmuar në momentet më të vështira të vendit, të kombit tonë dhe të popullit tonë”, u shpreh Meta.

Tv Klan