Sot është dita përkujtimore e 553-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë përkujtuar këtë ditë në rrjetet e tyre sociale. I pari ishte kreu i qeverisë që hodhi një video me pamje nga Memoriali i Skënderbeut në Lezhë.

“Mirëmëngjes dhe në këtë ditë përkujtimore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruante Rama.

Ndërkohë kreu i shtetit po ashtu nga faqja e tij zyrtare në Facebook tha se Gjergj Kastrioti është pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane./tvklan.al