Rama-Thaci-panairiGjatë qëndrimit në Kukës Kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi vizituan nga afër panairin e artizanatit. Për shefin e qeverisë së Tiranës është e rëndësishme që tradita e endjes së qilimave të kalojë edhe tek brezi i ri.

Kryeministri Rama premtoi mbështetje me anë të projekteve për industrinë e artizanatit.

Ne kemi këtë programin e Ministrisë së Mirëqenies që do të japi mbështetje shumë më të madhe se ç’është bërë deri tani për artizanatin. Edhe për trajnimet, që të mund të merrni të rinj sepse ndryshe kjo do të na zhduket si traditë” tha Rama gjatë fjalës së tij.