Rama dhe Veliaj dorëzojnë shtëpitë e reja në Zall-Herr



Rama dhe Veliaj dorëzojnë shtëpitë e reja në Zall-Herr

20:00 24/12/2020

Brenda Pranverës përfundojnë banesat në rrethinat e Tiranës

Familja e Hiqmet Kodrës në Zall-Herr, që mbeti e pastrehë si pasojë e tërmetit të vitit të shkuar, do t’i kalojë festat e fundvitit në një shtëpi të re. Çelësat e banesës së re iu dorëzuan nga Kryeminisrtri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Një tjetër familje që mori në dorëzim shtëpinë e re ishte edhe ajo e Pjetër Zmalajt po në Zall-Herr. E në mungesë të kryefamiljarit që ka ndërruar jetë pak kohë më parë, dokumentet e shtëpisë i mori bashkëshortja e tij.

Me shtëpi të reja në këtë njësi u bënë edhe Luan Kaceli e Alfred Kodra.

47 familje në Zall-Herr dhe 1 mijë në të gjitha zonat e prekura nga tërmetet e vitit të shkuar do ta presin vitin e ri në shtëpitë e tyre të reja, ndërkohë që është parashikuar që deri në Pranverë të përfundojnë të gjitha shtëpitë individuale në rrethinat e Tiranës.

Tv Klan







Të ngjashme