Veliaj ironizon Kryemadhin: Kemi vend për brigadier në Bashki

Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishin në Lanabregas dhe Farkë ku panë nga afër ecurinë e procesit të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i vitit të shkuar. Kryeministri theksoi faktin se banesat e rindërtuara janë fakt se jo të gjithë politikanët janë njësoj.

Behar Lana në Lanabregas mori tapinë e shtëpisë së re. Teksa informoi Kryeministrin për ecurinë e punimeve në zona të ndryshme të kryeqytetit, Kryebashkiaku Veliaj ironizoi kryetaren e LSI-së, e cila deklaroi se shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohej në Paskuqan.

Sa i përket procesit të rindërtimit të banesave kolektive, i cili në Tiranë është i përqendruar në dy lagje të reja moderne, kryetari Veliaj tha se javën e ardhshme, me të mbaruar procesi i plotë i shpronësimeve, do të nisë puna në terren edhe në zonën e Kombinatit, ashtu si në lagjen 5 Maji.

Tv Klan