Pavarësisht vonesave për nisjen e punimeve në “Rrugën e Arbrit”, kryeministri Rama thotë se qeveria e tij i’a ka dalë mbanë të realizojë një projekt tërësisht të ri, me kosto shumë më të ulët nga ai që paraardhësi I tij i la në zyrë. Prezantimin e këtij projekti, kreu i qeverisë e bëri nga Bulqiza, ku premtoi se brenda tre viteve ky aks rrugor do ta kthejë këtë zonë në një lagje të kryeqytetit.

“Në trashëguam një projekt dhe një marrëveshje të bërë me sy mbyllur për një segment vetëm 26 km me një standard me të ulët. Ndërtimin e tunelit vetëm me një hyrje dhe pa tub emergjence. Në rastin se ne do të kishim ecur me atë projekt që ishte shumë i shtrenjtë, do mbetej 1.1 km për të bërë lidhje me Tiranën. Nuk ishte parashikuar degëzimit i Klosit dhe për çfarë për 3 km. Ne besojmë se për tre vjet ta kemi te përfunduar këtë rruge qe është ëndërr e parealizuar”.

Akset kombëtare që lidhin Veriun, Jugun e Juglindjen me Tiranën do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve, pasi sipas kryeministrit ato janë ndërtuar jashtë çdo standarti europian nga paraardhësi i tij. Në kuadër të programit 1 miliard euro, Rama iu kundërpërgjigj edhe akuzave të kreut të demokratëve.

“Programi 1 miliard është programi i zhvillimit dhe jo i krimit, në do ja japim këtij vendi, do s’do Luli”.

Më herët gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Dibrës kryeministri tha se reforma e ujit nuk do të prekë ata qytetarë që kanë një pus për konsum familjar apo vaditje, por vetëm bizneset, ndersa u dha pergjigje edhe disa prej shqetesimeve të banorëve.

“Dibra do të kthehet në oborrin e pasëm të Tiranës dhe me ndërtimin e rrugës do të shikojmë zhvillime në bujqësi dhe në turizëm”.

Gjatë qëndrimit në Dibër kryeministri inspektoi edhe punimet për rrugën e Ulëzës.

Tv Klan