Pak ditë pasi qeveria dërgoi në parlament projektligjin që mbyll nga 1 Janari i 2019-ës të gjitha bastet sportive, Kryeministri ka bërë një tjetër paralajmërim.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se  do të mbyllen edhe bastet online.

Mbyllja e basteve sportive është edhe risia në ligjin për lojërat e fatit, ndërsa kazinotë elektronike, ashtu siç parashikon ligji aktual, do të zhvendosen në hotelet me 5 yje.

Tv Klan