“Anglishtja që në nga klasa e parë”

Në 8 vite, Edi Rama me reformat e qeverisë së tij pretendon se i ka kthyer dinjitetin mësueseve duke i mbajtur larg nga politika, universiteteve pavarësinë e nxënësve infrastrukturë më të mirë arsimore.

“Unë jam krenar që Partia Socialiste e çliroi shkollën nga kthetrat e politizimit absurd dhe i ktheu mësuesit dinjitetin e figurës së tij qendrore në shoqëri, duke vendosur në bazën e sistemit arsimor pacenueshmërinë e vendit të punës së mësuesve në detyrë dhe meritën në rekrutimin e mësuesve të rinj. Sot, mësuesit “e vjetër”, por që kanë aty vendin prej kohësh, janë të palëvizshëm nga ai vend për tekat e politikës apo me forcën e tarafit e të ryshfetit. Ndërsa të rinjtë e fitojnë vendin e punës përmes një institucioni të pavarur, transparent e të patejkalueshëm, portalit “Mësues për Shqipërinë…”

Por mandatin e tretë e kërkon sepse do të rrisë pagat e mësuesve me 40 përqind, t’i japë fund arsimit me 2 turne dhe të rrisë cilësinë e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, ndërsa për universitetet, në planin e socialistëve, Shqipëria 2025 do të ketë buxhet të caktuar, për stimulimin e programeve të përbashkëta studentore me universitete europiane.

“Nuk mjaftojnë pagat e mësuesve që i kemi rritur 32%, e prandaj në mandatin tonë të tretë do t’i rrisim 40%. ne do të çelim programin kombëtar 10-vjeçar të Kodimit për fëmijët 12 deri në 18 vjeç dhe do të hapim për ta qendra të specializuara të hyrjes në botën digjitale. Mandati i tretë do të sjellë më në fund, fundin e mësimit me dy turne për shkak të mungesës së klasave në Shqipëri Ne do vendosim 10 milionë Euro në vit, për të stimuluar universitetet publike për hapjen dhe ofrimin e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet e Bashkimit Europian, në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë e matematikës, si edhe do të nxisim, mbështesim e financojmë pa rezervë çdo sinergji të plotë mes një universiteti shqiptar e një universiteti të huaj publik, në anglisht. bazuar në planin tonë të formimit të 2021-2025 për të rinjtë do të jete paketa e programeve të “Inovacionit dhe ekselencës në manifakturë” dhe në “IT”,Deri në vitin 2025, të gjithë drejtuesit e shkollave do të licencohen nga shkolla e drejtorëve si menaxherë të kualifikuar…Kampusi i ri i Universitetit të Tiranës do të marrë jetë në mandatin e tretë. Padyshim që do të përfundojmë më shpejt, kampusin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Komenton dhe me alternativën që ofrojnë kundërshtarët për arsimin.

“Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së. Dy personazhe autosatirike të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për fjalor sharës, shpifës foltore më foltore.Rruga është e përpjetë, maja është ende larg, por zgjedhja është e qartë, o së bashku, ne dhe ju, dhe ju me ne, me mua dhe me Partinë Socialiste drejt asaj maje, pavarësisht huqeve dhe kusureve tona, o rrokapjekthi mbrapsht, si guri i Sizifit me ata që nuk e meritojnë gjallë në botë një shans tjetër për të udhëhequr Shqipërinë, pasi i patën shanset një herë e dy herë e tre herë e katër herë dhe çdo herë bën të njëjtën gjë rrokapjekthi”.

Votën e 25 Prillit e vlerëson të rëndësishme për fatin e gjeneratës e të lindurve në këtë shekull të ri.

Tv Klan