Pas mjekëve dhe infermierëve, rritje të pagës do të ketë edhe për mësuesit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Rama gjatë një takimi me disa mësues ku diskutuan rreth vitit të ri shkollor nën kushtet e pandemisë. Rama tha se kjo rritje është parashikuar në buxhetin e ri.

Kryeminsitri shtoi se po analizohet edhe një sistem vlerësimi financiar në bazë merite për mësuesit më të mirë. “Jemi duke e menduar edhe një sistem vlerësimit të meritës së mësuesve që po e analizojmë. Me shumë gjasë nga sezoni i ardhshëm shkollor do të jemi në gjendje të themi sesi do të funksinojë ky sistem që mësuesit më të mirë të vlerësohen më mirë se të tjerët në bazë kriteresh të matshme”, tha Rama.

Sipas kryeministrit vendimi për hapjen e shkollave mund të shoqërohet me rritje të numrit të infektimeve nga koronavirusi, por mbyllja e tyre do të kishte pasoja më të mëdha për fëmijët. “Pasojat psikologjike do të ishin shumë të mëdha”, tha ai. 

Kryeministri vlerësoi krijimin e një kanali të dedikuar për mësimin, që do të shërbejë për rivlerësimin e dijeve, si dhe për ata nxënës që mësojnë në klasa kolektive.

Tv Klan