Kryeminstri Edi Rama dha fjalën për vendosjen në veprim të një plani për rritje domethënëse të pensioneve brenda gjysmës së mandatit të ri.

Kërkesa e tij ishte vetëm që kjo fjalë e tij të quhej jo një premtim, por një angazhim solemn përpara Kuvendit dhe se është i përkushtuar në bërjen e maksimumit.

Si një plan i varur nga ecuria e përgjithshme e reformave dhe ekonomisë në gjysmën e këtij mandati të ri është në tryezën tonë dhe do të jetë padiskutim dita ime më e bukur e jetës time publike politike të marr dozëshpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar duke e vënë në veprim planin për një rritje domethënëse të pensioneve. Sot mund të jap vetëm fjalën që do ta mbaj çdo ditë në mendje, marrjen e atij shpërblimi të shenjtë dhe lus Zotin që t’ia dalim ta bëjmë realitet. Por ju lutem mos e quani premtim përpara Kuvendit, por vetëm një angazhim solemn këtu në Kuvend për të bërë gjithçka është e mundur për këtë premtim të munguar. Nuk kisha pse i hapja punë vetes me një gjë kaq të madhe nëse nuk do e besoja deri në fund që kjo është diçka për të cilën ia vlen të bëjmë maksimumin./tvklan.al