Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 4 fëmijët shqiptarë dhe gruaja e plagosur që u nxorrën nga kampi i Al-Hol në Siri. Në avionin që u ul rreth orës 13:25 në pistën e aeroportit, ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë në Beirut ku priti fëmijët që u nxorrën nga kampi me ndihmën e Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane.

Para se të nisej për në Tiranë, Rama u takua në Beirut me Gjeneralin Abass, me të cilin ra dakord se do të kryhen operacione të tjera për të nxjerrë nga kampi fëmijët e tjerë shqiptarë.

Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë”, shkruan Rama.

Pritet që nga aeroporti i Rinasit, Kryeministri Rama të mbajë një konferencë për shtyp ku do të japë informacion rreth këtij operacioni për shpëtimin e shqiptarëve në kampet e Sirisë. /tvklan.al