Anulimi i koncesionit për rrugën Thumanë-Kashar dhe kalimi i fondit të parashikuar për investime në infrastrukturën e universiteteve, kryeministri thotë se u përzgjodh pasi përben volumin më të madh financiar. Ai sqaron se këto investime ku parashikohet Kampusi universitar, ndërhyrja në konvikte apo ajo në infrastrukturën e godinave universitare do të bëhen me Partneritet Publik Privat dhe pagesat për investitorët do të shtrihen në kohë ashtu siç ishte parashikuar dhe për ndërtimin e këtij aksi.

Në bashkëbisedim me studentë të Universitetit te Elbasanit nga ku ka nisur diskutimi i paktit të universiteteve, Rama thotë se nuk mund të ndërhyjnë me polici për të hequr studentët që po pengojnë zhvillimin normal të mësimit. Kjo për shkak të autonomisë se universiteteve.

Sa i takon Vettingut të pedagogeve, kryeministri ju ka kërkuar studentëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi, apo korrupsioni.

Tv Klan