Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, vijuan fushatën e këshillimit me prindër në shkollën “Janaq Kilica” në Fier për ndikimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat te fëmijët dhe të rinjtë.
“Këto janë platforma që nuk kanë dallime nëse je fëmijë apo i rritur dhe një fëmijë që nuk është mjaftueshmërisht i ndërgjegjshëm për të ndarë të mirën nga e keqja, për të kuptuar pasojat e njërës apo tjetrës, këto platforma e stimulojnë në mënyrë kriminale. Ne jemi në kushtet e një bote që krijon të njëjtën varësi siç krijojnë drogat. Ndalimi i TikTok dhe Snapchat nuk është zgjidhja, por është një nga shumë elementët e zgjidhjes, sepse asgjë nga këto nuk e heq dot përgjegjësinë dhe peshën që ka ndërveprimi mes të rriturve në familje dhe fëmijëve. Pastaj ndërveprimi mes familjes dhe shkollës dhe mes shkollës dhe familjes, dhe rruga nga shkolla në shtëpi dhe nga shtëpia në shkollë, që janë të gjitha këto që kanë rëndësi” , tha Kryeministri Rama.
Kryeministri foli edhe për një institut riedukimi.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, veç masave për forcimin e bashkëpunimit shkollë-prindër, rritjen e numrit të psikologëve në shkolla, foli edhe për qëndrimin e fëmijëve deri në orën 16:00 në shkollë.
“Do të pilotojmë, duke filluar nga 2025, programet jashtëshkollore “After School” për të bërë të mundur që në shkolla fëmijët të kenë mundësi, qoftë për të bërë detyrat e shtëpisë, por edhe për të zhvilluar aktivitete jashtëshkollore duke zgjatur kohën e qëndrimit në shkollë që kërkesë edhe e prindërve kjo”.
Pas ngjarjes tragjike në shkollën “Fan Noli” ky humbi jetën nxënësi 14 vjeç, dhe protestave të prindërve, qeveria ka nisur një tur këshillimi me prindër dhe mësues për forcimin e mekanizmave të parandalimit të akteve të dhunës.
Klan News