Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot do të vaksinohet kundër COVID-19 për të dhënë mesazhin se gjithçka është e sigurt. Rama u shpreh se ai do të jetë një ndër të parët që do të vaksinohet, pasi vaksina është arma kundër virusit dhe shtoi se teoritë e çipave janë dokrra dhe akuza qesharake.

Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazh e qartë që jo vetëm vaksina është e sigurt, por është arma asgjësuese e këtij miku të padukshëm. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe anëtarët e kabinetit janë njëlloj si të tjerët dhe nuk kanë pse të hyjnë përpara dhe të marrin atë që u përket. Nuk mund ta bëjë ministria e Shëndetësisë para të ëmës. Një pjesë të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale, do ta bëj siç e kanë bërë edhe kolegët e mi në vendet e tjera. Do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Nuk do të doja t’i zija vendit akujt tjetër. Askush nuk është i detyruar ta bëjë vaksinën por është shumë e këshillueshme sepse është arma që e mbron njeriu nga ky armik“, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se  Shqipëria ka të gjithë strukturën e mbajtjes së vaksinave dhe gjithçka do të bëhet publike pak ditë më vonë.

Në mënyrë që të jemi të gjithë transparent dhe për të treguar se jemi të mirë përgatitur që nga dita e parë e luftës”, tha ai./tvklan.al