Kreu i ekzekutivit Edi Rama, në një komunikim në Facebook ka njoftuar për planet që po diskutohen në qeveri dhe që priten që të vihen në zbatim në javët e ardhshme.

Kryeministri Rama tha se do të shikohet harta e zonave të gjelbërta, duke përfshirë edhe disa zona të tjera të cilat plotësojnë kriteret për të nisur me lehtësimet në lëvizje.

Tirana dhe disa qytete të tjera, Rama tha se mbeten delikate dhe nuk mund të përfshihen në zonat e gjelbërta.

“Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar në lëvizje dhe ne po studiojmë dhe po presim nga ekspertët dhe Ministria e Shëndetësisë propozimin e zgjerimit të zonave të gjelbërta. Ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë kriteret për t’u përfshirë në zonat e gjelbërta, ndërsa disa zona, duke filluar nga Tirana, mbeten delikate dhe nuk përfshihen. Deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do lajmërojmë zonat që u shtohen atyre të gjerlbërta”. /tvklan.al