Rama: Dora për opozitën do të ngelet e shtrirë, do e tregojmë me vepra



Rama: Dora për opozitën do të ngelet e shtrirë, do e tregojmë me vepra

10:32 10/05/2021

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish sot ftesën për opozitën. Rama tha se ftesa është e sinqertë dhe për të vërtetuar sinqeritetin u shpreh se PS do e tregojë me vepra gjatë qeverisjes së mandatit të tretë.

Ai ftoi të gjithë deputetët e rinj të PS që të tregonin gatishmëri për të nisur një lloj tjetër politike, që sipas tij nuk do jetë si më parë me baltë dhe sharje, por me vepra dhe me ide.

Kreu i qeverisë tha se opozitë për të dhe PS-në është vetëm Partia Demokratike dhe më të do bëjnë vetëm debat demokratik e jo sherre në media.

Masazhi im është për të gjithë ju këtu, a jeni gati për të braktisur llogoren e vjetër të politikës. Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë dy mandateve të tjera në marrëdhënien e opozitës. Shqipëria na ka dhënë n besimin për të udhëhequr dhe kemi një plan ambicioz për Shqipërinë. Ne nuk kemi marrë një mandat për të luftuar me PD, por për të çuar punët e mëdha deri në fund.

Nuk do e presim PD-në deri kur të lidhen me realitetin, por do jemi gati për të bashkëpunuar kur do që të jetë. Nuk do lëmë rast pa ua kujtuar me fjalë dhe pa ua kujtuar me vepra.  Akuzat e tyre ne do u përgjigjemi me rezultatet e punës, sharjeve të tyre do u përgjigjemi me idetë tona. Por kjo nuk do të thotë që do i shmangemi debatit demokratik, por nuk do marrim pjesë në debatin e llumit mediatik“, u shpreh Rama./tvklan.al







Të ngjashme