“Rrjet strukturash antikorrupsioni në çdo institucion”

Shkoi për të vendosur gurin e parë të themelit të godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, por Kryeministri e shfrytëzoi takimin për t’i dhënë mesazhin të gjithë bluzave të bardha se drejtësia e re do të veprojë mbi çdokënd që do abuzoi me detyrën duke kërkuar ryshfet për një shërbim publik.

Por paralelisht me drejtësinë, Kryeministri thotë se do të funksionojë brenda çdo institucioni publik që ofron shërbime, një strukturë e Posaçme Shtetërore që do të hetojë çdo rast abuzimi me detyrën.

E ndërkohë, për t’i motivuar, Kryeministri u kujton mjekëve se bashkë me rritjen e pagave që do të shkojë në 40 përqind më shumë brenda këtij mandati, do të funksionojë dhe autonomia e spitaleve që do u japë më shumë të ardhura dhe pavarësi profesionale.

Godina e re e maternitetit, shembja e të cilës solli jo pak debate, e që sipas autoriteteve ishte e domosdoshme për shkak të dëmtimeve nga tërmetet, pritet të dyfishojë kapacitet spitalore. Brenda saj do të funksionojë për herë të parë në një spital në vend dhe qendra e prematurëve, ku do të marrin trajtim fëmijë që kanë ardhur në jetë me lindje të parakohshme.

Tv Klan