6 vjet pas ngjarjeve të 21 Janarit, Kryeministri Edi Rama në një pritje me familjarë e katër viktimave tha se zbardhja saj është më pranë me zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“21 Janari është një nga ato momentet në historinë e një vendi që krijojnë një peng dhe që nuk janë asnjëherë të lehta për t’u zbardhur dhe për të çliruar pengun që krijojnë, por pa as më të voglin ndryshim, sot falë procesit të Reformës në Drejtësi, drejtësia për 21 Janarin është më afër dhe marrja e drejtësisë është një opsion shumë më realist seç ishte. Drejtësia për masakrën shtetërore të 21 Janarit do të vijë…. njëherë e përgjithmone do pengohet rivrasja e tyre në 21 Janar.”

Familjarëve të viktimave Kryeministri Rama u premtoi se qeveria do ta ndjekë çështjen edhe në Gjykatën e Strasburgut.

“Drejtësia për 21 Janarin mund të vonojë, por nuk do të harrohet dhe qeveria jonë pavarësisht se ka bërë sa të jetë e mundur për të lehtësuar jetën tuaj të përditshme do të vazhdojë të bëjë duke njohur përgjegjësinë për krimin e shtetit. E kemi njohur de fakto dhe jemi të vendosur ta njohim de jure edhe në nivelin e gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg për t’i dhënë mundësi hapjes së hetimeve. Dhe rihapja nuk mund të përfundojë si herën e parë. Fondi për dëmshpërblimin është detyrim që nuk lehtëson barrën tonë.”

Kryeministri sqaroi edhe dëmshpërmbilimin prej 160 milionë lekësh për familjarët e viktimave.

“Ne miratuam fondin e dëshmpërblimit, detyrim që nuk e lehtëson barrën tonë kryesore. Por ndryshe nga çfarë me ligësi u komentua në kazanin e mediave, dëmshpërblimi i dhënë për ju nuk ishte qokë, por ishte një detyrim që mos e harrojmë, buron nga domosdoshmëria për të zbatuar vendin gjyqësore të cilat vonuan, por sidoqoftë erdhën e sapo erdhën ne menjëherë morëm vendimin e duhur në drejtimin e duhur”.

Pas takimit në Pallatin e Brigadave, Kryeministri së bashku me familjarët e viktimave zhvilluan homazh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tv Klan