Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se tashmë dronët ‘Bayraktar’ kanë detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.
Në një postim në Facebook Rama thotë se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash.
“Dronët #Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”, shkruan Rama në Facebook./tvklan.al