Gjatë fjalimit të fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit, Kryeministri Edi Rama tha se do që të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ai shtriu dorën për bashkëpunim Partisë demokratike, ndërsa shtoi se do që të jetë kryeministër i socialistëve dhe i demokratëve bashkë.

“Partia Demokratike bëri fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se të gjitha herët e tjera dhe përtej ndonjë eksesi tradicional, apo mospajtimi tradicional me realitetin e humbjes, gjërat që e dëmtuan dhe e dëmtojnë forcën e tyre politike në radhe të parë, demokratët ishin kundërshtarë jo aq të lehtë këtë here, që meritojnë respektin tonë për përpjekjen serioze për ta arritur  të paarritshëm dot për ta. U them atyre sinqerisht se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bënë më shumë sesa mund bënin normalisht, sepse të mundësh Partinë Socialiste është po aq e pamundur sa mundësh Milanin e Saçhit, Interin e Mourinhos, apo Barcelonën e Guardiolës. Nuk po flas për Juventusin, se ky nuk ishte viti i juventinëve, por i socialistëve Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: “Pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëhet dot çfarëe deshe, por bërë gjithë sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm i kësaj humbjeje aspak turpëruese thjesht e zvogëlon çdo orë që kalon përmasën e rezultatit që partia demokratike mundi të arrinte të arrinte të dielën përballë një makinerie fitoreje, si Partia Socialiste e Shqipërisë.  Miq demokratë, ne jemi më të mirët. Ju jeni më të mirët pas nesh! Ky është fat dhe fatet pranohen nuk luftohen. Nuk më takon mua dhe nuk është as përgjegjësia, as e drejta jonë, të vendosim se si do ta lexoni ju rezultatin tuaj dhe çfarë qëndrimi do të mbani në udhëheqjen tuaj. E thënë me troç, do të jetë apo jo Lulzim Basha ai që do të drejtojë Partinë Demokratike, në katër vitet e ardhshme, kjo është ekskluzivisht puna juaj, por me apo pa Lulzim Bashën ne e kemi shumë të qartë se pozita jonë e vetme është Partia Socialiste dhe fitorja jonë e madhe, e qartë dhe e thellë, nuk na e bën më të vogël, por më të madh, detyrimin që t’i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, konkret, demokratik, pa asnjë paragjykim, apo kufizim, partisë demokratike të Shqipërisë. Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve”, tha Rama./tvklan.al