“Shifrat do rriten, por duhet t’i mbajmë nën kontroll”

Sfida më e madhe e këtij viti të ri shkollor, pasi atij me probleme të mëdha që lamë pas, për kryeministrit është zbatimi i protokolleve mjekësorë si nga stafi pedagogjik ashtu dhe nxënësit. Në një bashkëbisedim të zhvilluar me një pjesë të tyre në shkollën “Leonik Tomeo” në Durrës Rama bëri të qartë se numrat e të prekurve pas nisjes së shkollave do të rriten.

“Kjo është një sfidë e përbashkët që gjithsecili ka rolin e vetë. Siç ka ndodhur në të gjitha vendet nuk ka se pse dhe se si mos të ndodhë në Shqipëri, që me hapjen e shkollave numrat do rriten. Por ajo që na duhet është t’i mbajmë numrat brenda parashikimeve”, u shpreh Rama.

Skeptikëve që ende mendojnë se COVID-i është një konspiracion botëror iu tregon një rast personal. “Jo më larg se dije dëgjova për një person që e kam njohur personalisht. Një vëllai i shokut tim që ka humbur jetën dhe nuk ishte në moshë të madhe”, tregoi kryeministri.

Një tjetër problem në zonat që u goditën më fortë nga tërmeti është dhe numri i lartë i nxënësve që duhet të përqëndrohen në 1 shkollë pasi shkollat e tyre janë në rindërtim. 2 prej tyre, “Neim Babameto” dhe “Hasan Koci” që janë në proces ndërtimi u inspektuan nga kryeministri.

Pas “Sami Frashërit” në Tiranë, kjo do jetë shkolla më e madhe. Do jetë shkollë me standarde të larta”, tha Ahmetaj. Ndërsa Rama tha: Kemi punuar me një ritëm marramendës

Afati që jep qeveria për përfundimin e rindërtimit për të gjitha shkollat e dëmtuara që po kryhen me buxhetin e saj është 26 nëntori i këtij viti.

Tv Klan