“Turqia s’ka ndikim në Shqipëri, me Kinën asgjë speciale”

Nga Firence ku mori pjesë në konferencën me temë “Europa në një botë që po ndryshon”, kryeministri Edi Rama theksoi se pavarësisht zhvillimeve politike në vend, e ardhmja e Shqipërisë është vetëm në Bashkimin Europian.

“Për ne Europa nuk është alternative, por vendi që ka të njëjtin vlerë sot kur etërit e parafytyruan. Ndoshta jemi naivë apo si ata që para se të martohen janë entuziastë për të dhe nuk duan të dëgjojnë përvojat alternative të martesave, Ne nuk shohin asnjë aktor apo faktor kundrejt Europës. Për ne kjo është mundësia për ta bërë Shqipëri një vend europian”.

Sa i përket ecurisë së procesit të integrimit në BE, Rama tha se Shqipëria ka bërë atë çfarë i është kërkuar, por sipas tij jo çdo gjë varet nga ajo për të finalizuar këtë proces.

“Na duhet durim derisa vlerësimi të bëhet edhe në nivelin vendimmarrës të Këshillit. E dimë mirë që vendimet janë edhe më influencuese. Nuk lidhet vetëm me atë çka ti bën, por është edhe për atë që ata kanë nevojë. Ne mund t’i bëjmë të gjithë ato që duhet dhe e dimë se çfarë është e rëndësishme. Por nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë gjërat nëse vendet kanë probleme të ndryshme të brendshme. Ti bësh të gjithë bashkë një zëri për hapin tjetër është gjithmonë e më e vështirë”.

Pyetjes sepse Shqipëria vendosi të marrë vaksinën kineze, Rama iu përgjigj se kjo ishte një lëvizje e detyrueshme edhe nga qëndrimi që mbajti Bashkimi Europian duke lënë jashtë shpërndarjes së dozave vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithsesi ai mohoi që Shqipëria të ketë një marrëdhënie speciale me Kinën.

“Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhet të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale”

Rama hodhi poshtë edhe pretendimet se presidenti Erdogan po ushton presion për përhapjen e ndikimit të Turqisë në Shqipëri dhe në Ballkan.

“Për ne Turqia është partner strategjik. Marrëdhënia me Erdogan është e shkëlqyer por nuk ka asnjë shenjë se Erdogan dhe Turqia po ushtrojnë në Shqipëri apo në rajon, të ashtuquajturin otomanizëm. Zemërohem kur shoh lajme të rreme për xhami që ndërtohen në Shqipëri për të ndërtuar këtë lloj ndikimi”

Pjesëmarrës në këtë diskutim ishte edhe kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, i cili ndërsa uroi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare, theksoi se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së”, tha McAllister.

Tv Klan