Media prestigjoze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull profilit të kryeministrit Edi Rama duke e lidhur me vizitën e parë zyrtare të Kryeministrit britanik Starmer në Tiranë.

Edi Rama e modelon partinë e tij sipas Laburistëve të Rinj dhe e konsideron Tony Blair si një këshilltar të ngushtë. Por kjo nuk e ndaloi kryeministrin e Shqipërisë 1.98 metra të gjatë, që t’i hapte një ‘boshllëk legjislativ’ planeve të Keir Starmer për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit e refuzuar, dhe ta bënte të dukej ‘i vogël’ në skenën botërore.

Duke ju referuar konferencës së dy kryeministrave të mbajtur në Tiranë, “The Telegraph“ citon deklaratën e Ramës, i cili tha prerazi tha se  Shqipëria nuk është e gatshme të presë azilkërkues nga vende të tjera, dhe se ka rënë dakord të ngrinte vetëm dy qendra për Italinë “për shkak të ‘marrëdhënieve shumë të ngushta’ mes dy vendeve.

Në të vërtetë, ekziston një element misteri se si mesazhi nuk arriti të Stramer përpara vizitës së tij, në mënyrë që të shmangte deklaratën e tij për planet e qendrës së kthimit të azilkërkuesve.

Po sipas medias britanike, ndoshta zoti Rama, i cili tashmë është më shumë i fuqishëm pas fitores së mandatit të katërt, dhe ky nivel pushteti, tregon se nuk i duhet më t’i ndjekë fjalët e tij me shumë kujdes, pavarësisht se cili udhëheqës evropian qëndron në krah të tij.

Në samitet e liderëve botërorë, zoti Rama përshëndetet ngrohtësisht nga zyrtarët evropianë dhe amerikanë, të cilët e shohin atë si një forcë stabilizuese në rajonin ende të brishtë të Ballkanit.

Si kryeministër, ai ka thelluar përpjekjet e Shqipërisë për t’u shkëputur nga orbita e Rusisë dhe për t’u integruar me Evropën demokratike dhe kozmopolite. Anëtarësimi në Bashkimin Europian ka qenë synim që në mandatin e tij të parë në 2013, tashmë ky qëllim është viti 2030. Rama shpreson se kjo kauzë do të ketë një mbështetëse në formën e Giorgia Melonit. Në janar, ai u ul në gjunjë për t’i dhuruar kryeministres italiane një shall të bardhë në ditëlindjen e saj të 48-të. Lideri rebel me atlete të bardha e ka quajtur znj. Melonin një “motër të vogël” të Shqipërisë, duke lavdëruar “karizmën e saj të madhe” pasi dyshja nënshkroi marrëveshjen për qendrat e kthimit të migrantëve në vitin 2023.

“Ngjitja politike e zotit Rama filloi si kryetar bashkie i Tiranës, ku ai e dëshmoi veten një reformator të zellshëm. Ish-studenti i artit e rilyeu arkitekturën gri sovjetike të kryeqytetit në nuanca xhazi portokalli dhe të gjelbër.  Edhe Shqipëria është riemërtuar. Tani është një komb pro-tregut, social-demokratik dhe, gjithnjë e më shumë, një destinacion turistik. Riviera Shqiptare tani tërheq më shumë se 10 milionë vizitorë të huaj në vit.”

Duke qëndruar më gjatë se kurrë në pushtet, kryeministri shqiptar pritet ti thellojë edhe më tej avantazhet e tij, sipas artikullit të “The Telegraph”, Starmar, i cili me gjatësi është më i shkurtër se homologu i tij shqiptar, mund të mos jetë vizitori i fundit që do të zhytet publikisht në ujë.

Tv Klan