ramaMe moton “Fuqi e 1 milionëve”, 23 – vjetori i FRESSH-it ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve themeluesit dhe aktivistët aktual të kësaj organizate në një takim që u duk si çelja e fushatës për zgjedhjet lokale të qershorit.

Kryetari i pari i FRESSH-it, aktualisht kreu i LSI dhe bashkëkryetari i koalicionit të qeverisë, iu rikthye kohës kur u themelua Forumi Rinor Eurosocialist dhe skepticizmit që ai ngjalli në atë kohë tek Shqipëria që sapo kishte përqafuar demokracinë.

E në rradhët e skeptikëve Meta tha se mund të ishte dhe vetë Edi Rama që në atë kohë as që mendohej ta lidhte diçka me socialistët.

Rama iu përgjigje batutës po me batutë.

Përpara të rinjëve të FRESSH-it, Kryeministri renditi arritjet e qeverisë dhe tha se premtimi më i rëndësishëm që ka përmbushur është ai i shkuljes së frikës dhe përdorimit të administratës nga politika.

Rama u ndal gjatë tek zgjedhjet e ardhshme lokale ku do të aplikohet për herë të parë harta e re territoriale. Ai u shfaq i bindur se koalicioni që ai drejton do të fitojë jo vetëm këtë betejë lokale, por dhe zgjedhjet e 2017.

Për një betejë tjetër për të cilën pranoi se është shumë më e vështirë se ajo elektorale, lufta me korrupsionin Rama kërkoi bashkëpunimin e të gjithë shqiptarëve, duke i ftuar të denocojnë çdo rast abuzimi në protalin online që pritet të bëhet aktiv brenda pak javësh.

Në fund ashtu si dhe në nisje të fjalës së tij Kryeministri u kujdes t’i kujtonte edhe freshistëve të mos harronin të paguanin faturat e dritave përveçse të festonin dhe dashuronin.

Tv Klan