Rama e Meta urojnë Biden për fitoren

Rama e Meta urojnë Biden për fitoren

11:33 08/11/2020

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden dhe zv/Presidenten Kamala Harris për fitoren në zgjedhje.

“Mezi pres të punoj me Presidentin e zgjedhur Biden për të forcuar lidhjen mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe partneritetin tonë strategjik”, shkruan Meta.

Ndërkohë, Rama thotë se ishte kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump dhe administratën e tij. Por tashmë, Rama thotë se është i lumtur që do të vazhdojë bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në me administratën e Biden.

“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama. /tvklan.al



Të ngjashme