Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe nga Brukseli kritikat e tij në lidhje me shpërndarjen e vaksinave për Ballkanin Perëndimor. Kreu i qeverisë tha se ishte tronditëse për njerëzit, të cilët edhe pse jetojnë në kufi me BE-në të mos bëheshin pjesë e vaksinave. Kreu i ekzekutivit u shpreh i lumtur për nisjen e shpërndarjes së dozave nga Covax.

“Ishte moment delikat që ne, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë, pasi siç e dinë të gjithë, ne nuk jetojmë në kufi me BE-në, ne jetojmë brenda BE-së, por jemi të rrethuar nga kufijtë e BE-së. Duke pasur ne të sëmurët tanë, njerëzit tanë, të cilët e ndjenë se vaksinat nuk ishin diçka që meritonin të kishin në një kohë me të tjerët ishte diçka e keqe shumë. Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. Sot ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit. Është e vështirë jo vetëm për ne, por edhe për BE-në dhe shpresoj që kjo të zgjidhet. Jam i lumtur të dëgjoj që Covax po nis më në fund t’u japë vendeve dozat e para dhe do të jemi shumë të lumtur që të marrim vaksinat AstraZeneca. Po punojmë shumë fort për të rritur kapacitetet edhe pse nuk qe zgjedhja jonë më e mirë, po shohim përtej burimeve të dëshirueshme të vaksinave”, tha Rama./tvklan.al