Tashmë e vendosur në detyrën e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla është shprehur se ndihet me mendjen e zemrën plot me përgjegjësi. Nikolla u shpreh e përkushtuar ndaj përmbushjes së detyrës, sidomos pas besimit dhe pritshmërisë që PS dhe Kryeministri Edi Rama patën ndaj saj.

Sot ajo që unë mund të them derisa të shkojmë për të respektuar edhe procedurat e tjera deri në zgjedhjen në detyrë është fakti që jam mbushur plot, mendje e zemër me një përgjegjshmëri të shtuar për të përmbushur maksimalisht të gjithë besimin dhe pritshmëritë që Partia Socialiste, kryetari i PS, zoti Edi Rama, pati në këtë përzgjedhje”, tha Nikolla./tvklan.al