“Do të angazhohen edhe punonjësit e bashkive”

Pasi u sigurua i gjithë fondi që kërkohet për rindërtimin falë Konferencës së Donatorëve, duket se problem është mungesa e fuqisë punëtore që do të përfshihen në këtë proces.

Gjatë inspektimit në një pallat në Durrës të dëmtuar nga tërmeti i cili ka nisur të rikonstruktohet, Kryeministri tha se ligji për të huajt i miratuar në Parlament do të mundësojë ardhjen e punëtorëve të ndërtimit nga jashtë.

Për Ramën është absurd por realiteti shqiptar është ku të papunët zgjedhin të qëndrojnë në kafene dhe jo të trajnohen për të përfshirë në punë në sektorin e ndërtimit.

Një tjetër mundësi që Rama sheh si zgjidhje për të përfshirë sa më shumë njerëz në këtë proces është dhe punëtorët e ndërmarrjeve të Bashkisë.

Për qindra pallate dhe shtëpi private, është dhënë leja e rindërtimit nga bashkia por nuk ka punëtorë për t’u përfshirë në këtë proces.

Tv Klan