Teksa procesit të numërimit po i vjen fundi, kryeministri Edi Rama ka një falenderim të posaçëm për votën e diasporës.
“Shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook, krahas pamjeve nga takimet e tij të mëhershme me shqiptarët jashtë vendit.
Partia Socialiste doli fituese edhe në këto zgjedhje parlamentare, me 83 mandate në Parlament, ndërsa deri tani ka marrë 61.15% të votave të diasporës.
/tvklan.al