Në morinë e falenderimeve nga sheshi “Skënderbej”, Kryeministri Edi Rama u ndal tek bashkëshortja e tij Linda Rama.

“Dhe si gjithmonë mes meje dhe Lindës u fut prap politika. Faleminderit Linda që vazhdon të më durosh, shumë më heroikisht sesa ç’duroj unë të gjithë miqtë e klubeve të katundit mediatik!”

Rama nuk harroi të falenderonte gjithashtu “femrën tjetër të jetës së tij”, nënën e tij Aneta Rama, për të cilën tha se ende nuk e ka humbur besimin dhe durimin tek ai. 

Kryeministri shpreson që i biri i tij, Zaho të mos mbajë mend asgjë nga kjo fushatë, jo vetëm se është i vogël, por sipas tij, sepse është ende tërësisht i depolitizuar nën një çati ku nuk shikohen lajme dhe emisione politike dhe ku kurrë nuk flitet për politikë në pranë të tij.

“Do krenohet sidoqoftë kur të rritet nga ato që falë kësaj fitoreje ne do të kemi bërë për Shqipërinë 4 vitet e ardhshme!”

/tvklan.al