Kryeministri replika me Ministrinë e Jashtme për deklaratat në Bruksel

Kryeministri Edi Rama falenderoi liderin e opozitës bullgare, Bojko Borisov për dhënien e votave pro në Parlament, për heqjen e vetos ndaj Shkupit, duke i dhënë dritën jeshile procesit të hapjes se negociatave me BE-në.

Në llogarinë e tij në Twitter, Kryeministri bëri të ditur se pati një telefonatë nga ish-Kryeministri Borisov, ndërsa i bëri thirrje Brukselit të veprojë sa më shpejt për këtë vendim.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falenderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falenderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët, shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”.

Më herët Rama pati edhe një përplasje në distancë me Ministrinë e Jashtme bullgare, pasi kjo e fundit reagoi në lidhje në lidhje me këtë deklaratë që Kryeministri shqiptar pati gjatë samitit të Brukselit.

Ministria e Jashtme tha se gjuha e përdorur nga Kryeministri Edi Rama është e papranueshme dhe Bullgaria ka qenë përherë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, edhe në momentet e saja më të vështira.

Por Kryeministri Edi Rama replikoi, duke i kërkuar Sofjes zyrtare se nëse nuk vetoja nuk do të hiqet, ai nuk do të ndryshonte qëndrim.

Tv Klan