Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka firmosur urdhrin për shtyrjen e aftit të kredive për bizneset dhe individët, deri në datën 31 Maj 2020.

Këtë kreu i qeverisë e ka bërë me dije në një njoftim në Facebook.

“U tha u bë! Sapo e firmosa po ju’a çoj përpara se sa të protokollohet pas pak minutash, të gjithë atyre që kanë një biznes dhe janë në hall me bankat për shkak të luftë. Ju lutem të gjithëve miq, kini besim dhe bëni durim. Ju dua të gjithëve”.

Shtyrja e afatit të pagesës së kësteve të kredive vjen pas situatës së krijuar me COVID-19 në vendin tonë dhe futjen e gjithë Shqipërisë në karantinë. /tvklan.al