Kryeministri Edi Rama as nuk e diskuton fitoren në zgjedhjet e 11 majit, por ai kërkon një shumicë vendimmarrëse që i jep mundësi ta çojë vendin në Bashkimin Europian.
Nga Korça ku zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës elektorale ai theksoi se për këtë qëllim zgjedhjet 11 majit kanë një rëndësi shumë të madhe. Ai tha se Shqipëria nuk e ka luksin që të djegë shansin që Europa i ka ofruar duke votuar opozitën.
Në Pogradec për të përshkruar Berishën socialistëve të mbledhur në miting u rrëfeu fabulën e babait dhe djemve të tij. Një ftesë u dërgoi edhe demokratëve të cilëve u tha se duhet të zgjedhin një prej dy alternativave në 11 maj.
Ndërsa në Devoll Rama u mor gjatë me deputetin Bledjon Nallbati që u përfshi në një konflikt fizik së bashku me të vëllain. Sipas tij ai është shëmbëlltyra më e mirë kandidatëve të opozitës. Në qarkun e Korçës, Rama tha se në 12 vite janë investuar 673 milionë euro.
Klan News