Kryeministri Edi Rama sqaroi se përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit do të paguajnë një tarifë të reduktuar, e cila mbetet për t’u vendosur në bazë të llogarive, por theksoi edhe një herë tjetër se nuk do të ketë përdorues të rrugës që nuk do të paguajë fare.

Po të jetë për zemrën time, unë dua që askush në Shqipëri të mos asnjë taksë, të mos paguajë asgjë…së pari ai shkatërrim barbar që u bë aty nuk rindërtohet, as për 10 ditë, as për dy javë, ai kërkon kohën e vet. Unë e kam thënë sot shumë qartë, që ne nuk do të lejojmë fillimin e operimit të sistemit, pa dhënë edhe zgjidhjen, pa përcaktuar se si do të funksionojë sistemi i pagesës për ata që janë përdoruesit e shpeshtë, pra për banorët”, tha Rama në emisionin “Opinion”, të enjten.

Blendi Fevziu: Nuk do të paguajnë fare, apo do të paguajnë tarifë të reduktuar?

Edi Rama:

Shiko, fjala fare nuk ekziston. Se sa do të paguajnë është diçka që do të duhet të dalë nga llogaritë. Nuk del nga dëshira…Dëshira ime është që të mos paguajnë as ata dhe askush tjetër, por kjo nuk ndodh.

/tvklan.al