Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të shtunën se flakët që po përzhisin imazhin e Shqipërisë në botë, do djegin Lulin dhe Partinë Demokratike.

Lulzim Basha imagjinon të paimagjinueshmen…Në rrugën e të paimagjinueshmes, të marrjes së pushtetit me bomba, ecën në ajër, pa e ditur se ku shkon… masa e madhe e demokratëve që e ndjek nga ekrani ka nisur ta ndjejë se flakët që po përzhisin imazhin e Shqipërisë në botë, në Shqipëri do djegin Lulin dhe partinë e tyre.

Kryeministri Rama foli të shtunën në një takim me kandidatët për kryetarë bashkie nga Pallati i Kongreseve. Ai tha se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk kanë asnjë mundësi të shtyhen dhe asnjë shans të pengohen.

Askush askund në asnjë cep të asnjë bashkie duhet të mos dyshojë më a do bëhen zgjedhjet apo nuk do bëhen zgjedhjet më 30 Qershor. Kjo kërkon fushatën më intensive me njerëzit, duke folur dhe shpjeguar abc-në e sistemit që kemi zgjedhur dhe treguar pa u lodhur pse zgjedhjet s’ka asnjë mundësi të shtyhen dhe asnjë shans të mos lejohen të zhvillohen.

Në fillim shpjegoi pse nuk funksionoi marrëveshja e Majit 2017 me Lulzim Bashën.

Ajo marrëveshje nuk funksionoi dhe asnjë marrëveshje si ajo nuk funksionon sepse në fakt, PD ka ndërruar qimen, por jo zakonin. Zakoni është Saliu që nuk ndërron as qimen, ndërsa Lulzimi është qimja që nuk bëhet dot zakon.

Më pas tha se është i gatshëm për dialog, brenda kornizave të Kushtetutës.

Unë i mbetem besnik traditës së kësaj parimit dhe bindjes së kundërshtari nuk mund të zgjidhet dhe as dialogu nuk duhet braktisur kurrë. Kështu që jam i gatshëm të ulem me Lulzim Bashën në çdo moment dhe t’i ofroj gjithçka ka në dorë shumica qeverisë së që të ofrojë. Kushte nuk kam, kushtetutën e kemi të njëjtë dhe si të tillë na takon ta respektojmë. Ne me të drejtën për tu zgjedhur më 30 Qershor, Lulzimi me lirinë për të mos hyrë në zgjedhje. Gjë që nuk do ia këshilloja as armikut.

/tvklan.al