Kryeministri Edi Rama ka marrë sot vaksinën kundër COVID. Pas doktoreshës Najada Çomo, ishte kryeministri Edi Rama që u vaksinua, e më pas mjekë të tjerë të Spitalit Infektiv.

Në përfundim të procesit të vaksinimit, Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë të shkurtër për mediat.

Nga gazetarët ai u pyet se kur do të ishte radha e kreut të opozitës, Lulzim Basha, që do të vaksinohej, por u përgjigj duke thënë se më para do vaksinohet Berisha.

Radhën për vaksinën e ka Saliu kur të futemi tek moshat e thyera“, tha me humor Kryeministri.

Në Shqipëri ka nisur sot procesi i vaksinimit, ku qeveria ka siguruar më pak se 100 mijë vaksina nga një vend i BE dhe pas javës së tretë të Janarit do të vijnë vaksinat e porositura nga Pfizer./tvklan.al