Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të enjte se dialogu Kosovë-Serbi duhet të zhvillohet në një atmosferë më të hapur dhe jo mbylljesh e barrikadimesh.

Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan ai tha se paqja përfundimtare duhet kërkuar duke punuar drejt disa pikave siç janë turizmi, transportet, etj. Por sipas tij, paqja përfundimtare nuk arrihet me Facebook dhe barrikada.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka synim të ndryshëm nga Albin Kurti sa i përket rezultatit final.

“Dialogu, i cili zhvillohet në një atmosferë mbylljesh të të gjithëve, barrikadimesh ka shumë më pak shanse se dialogu që zhvillohet në një atmosferë ku ndërkohë që bëjmë një dialog, nuk jemi në luftë. Kjo është e qartë. Nuk jemi as në paqen përfundimtare se Serbia nuk njeh Kosovën. Në paqe Kur kërkojmë paqen përfundimtare duhet të punojmë në të gjitha ato pika ku është e mundur, pra tek turizmi, tek transportet që paqja përfundimtare që të afrohet. Nuk afrohet nëse ne bëjmë barrikada. Me barrikada dhe Facebook, Serbinë nuk e sjellim aty ku synojmë. Synimin e kemi njësoj. Unë nuk kam synim të ndryshëm nga Albin Kurti sa i përket rezultatit final. Por si arritje e rezultatin final jam i bindur… Ku e çoi Kosovën barrikadimin? Se ka disa vite barrikadimi, nuk e bëri Albini. Rrjetet sociale përcjellin një frymë. Këtu luftohet kundër të ardhmes, por të ardhmen tonë të paktën për pjesën që ne jemi sovranë në Shqipëri se ne nuk i imponohemi Kosovës”, tha Rama./tvklan.al