Kryeministri Edi Rama nuk komentoi gjatë rastin e dëbimit të diplomatit rus disa ditë më parë për shkak se kishte shkelur rregullat e pandemisë.

Kreu i qeverisë tha këtë të martë se arsyet e dëbimit janë bërë publike, ndërsa nuk arsye për të pasur një përshkallëzim konfliktesh mes Shqipërisë dhe Rusisë.

“Nuk kam asnjë koment, nuk shoh asnjë arsye pse të krijohen tensione mes dy vendeve. Arsyet janë bërë publike, nuk ka asgjë këtu për t’u alarmuar për ndonjë përshkallëzim konfliktesh mes dy vendeve”, nënvizoi Rama./tvklan.al