Listat e PS, Rama: Vendet e para, për të rinjtë dhe gratë



Listat e PS, Rama: Vendet e para, për të rinjtë dhe gratë

18:57 08/03/2021

“Do të rreshtohem aty ku është objektivi bazë”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi nga selia e Partisë Socialiste një konferencë për të prezantuar objektivat që ka partia e tij për zgjedhjet e 25 Prillit. Kreu i qeverisë tha se në listat për deputetë do të përmbyset rreshtimi tradicional i listave dhe në vendet e para do të qëndrojnë të rinjtë dhe gratë.

“Propozimi që këtë herë koncepti tradicional i rreshtimit të listave duhet të përmbyset. Është e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës. Vendet e para të listave ne i kemi trajtuar dhe kështu e kemi mësuar publikun si ballina dhe kështu është në të vërtetë. Vendet e para të listës  janë të rëndësishme edhe për të prezantuar një pozicion në raport me publikun dhe pikërisht me këtë të fundit, por edhe se nuk janë vija e parë e luftës për objektivin, vendet e para në çdo listë u duhen lënë të rinjve përgjithësisht, grave dhe vajzave që nuk janë enturazh në PS, por janë aktorë të rëndësishëm të të gjithë procesit tonë dhe nga ana tjetër, fuqizimi i mëtejshëm i grave dhe vajzave është një konstante e vizionit tim për këtë vend dhe vizionit të PS-së për përfaqësimin në këtë vend. Unë mendoj që është e rëndësishme të ndalem këtu për të sqaruar këtë mesazh, se unë nuk e kuptoj, ça kuptimi ka që unë të jem në vendin e parë të listës në Durrës dhe në Vlorë. Jo, unë do vendosem aty ku është objektivi bazë dhe bashkë me skuadrën do luftojmë për të realizuar objektivin bazë dhe për të realizuar objektivin maksimal. Pikërisht se jam udhëheqësi i partisë kam detyrën t’i bëj të dyja se përndryshe nuk do e meritoja të rrija në këtë vend. Nuk mund t’i them udhëheqësve të qarqeve ju shkoni luftoni në kufirin poshtë dhe unë në kufirin lart”, tha Rama./tvklan.al







Të ngjashme