Rama flet për shkrimin e “Bild”: E shkroi Ylli Manjani dhe Basir Çollaku (Video) – TV KLAN

Rama flet për shkrimin e “Bild”: E shkroi Ylli Manjani dhe Basir Çollaku (Video)

Kryeministri Edi Rama komentoi mbrëmjen e së enjtes shkrimin e të përditshmes “Bild”, për të cilin tha se ishte media gjermane ajo që e publikoi, por autorë të saj janë ish-ministri Ylli Manjani dhe gazetari Basir Çollaku.

Kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, përballë gazetarëve Mirela Milori, Mentor Kikia, Andi Bejtja dhe Andi Tela.

Blendi Fevziu: Po shkoj tek një pikë që më duket më interesantja, dhe kërkoj komentin tuaj. “Bild” shkruan “Më 11 shtator 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve ishte po shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si dosja 184”,  thotë gazeta gjermane “Bild”, një nga të përditshmet më të mëdha.

Edi Rama: Tani “Bild” është një tabloid që të jemi të qartë.

Blendi Rama: Por është një nga të përditshmet më të mëdha.

Edi Rama: Patjetër. Por unë nuk kam me “Bildin” asnjë gjë, fare. Sepse këtë “Bild” e ka publikuar, por këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe pastref, si e ka ai Çollaku. Pra janë këta që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti.

Blendi Fevziu: A është bërë kjo bisedë?

Edi Rama: Unë po të them se “Bild” ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, njëri i Tv Shijak, njëri i filxhan partisë. Dhe normal gazetari i “Bild” ka marrë këto burime dhe ka bërë publikimin. Unë nuk kam çfarë i them gazetarit, sepse ai thotë ore zotëri çfarë ke me ne, ja ku i ke burimet, merru me ata.

Blendi Fevziu: A është bërë kjo bisedë?

Edi Rama: Së pari një herë, nëse nga mijëra, dhjetëra mijëra biseda ju më kërkoni të kujtoj këtë fjali specifike, nuk mund ta verifikoj në arkivën e memories sime. Ajo që mund t’ju them është se kurrë, kurrë, kurrë, nuk ka ndodhur dhe s’ka se si të ndodhë që unë të merrem me këto pisllëqe, të cilat kanë marrë përsipër t’i pastrojnë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Dhe asnjë herë për asnjë arsye, nuk kam asnjë problem që të përballem me çdo lloj hetimi.

/tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
3 Komente
  • Anton
    17 Maj 2019 at 08:34
    Përgjigju

    Qe do të thotë se ndrrimi i vëndeve në Shqipëri pas v. 2000 në veçanti asht’ bër’ me rrotacion, me marrveshje të dy partive të mëdha dhe gjithë retorika në media ësht’ fallco, rroma për toma…

  • Anton
    17 Maj 2019 at 08:40
    Përgjigju

    Që do të thotë se nga viti 2000 e këtej në mos edhe nga 1990-ta ndrrimi i krahut politik asht’bër’ me urdhër, me marrveshje, me rrotacion duke u tallur me popullin shqiptar duke ia servir sapunin për djathë, me retorikë boshe e reforma që nuk zbatohen, fallco.

  • Fkuqja
    17 Maj 2019 at 08:45
    Përgjigju

    Që do të thotë se nga viti 2000 e këtej në mos edhe nga 1990-ta ndrrimi i krahut politik asht’bër’ me urdhër, me marrveshje, me rrotacion duke u tallur me popullin shqiptar duke ia servir sapunin për djathë, me retorikë boshe e reforma që nuk zbatohen, fallco. Edi Rama duhet të lexohet nga poshtë lart, nga atletet te koka,te i Ati, si “Atleta di Crista”_qi. Merkel kështu e lexon dhe për këtë është i pathyeshëm në Ballkan.

  • Përgjigju

    *

    *

     

    Emisione