Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se kishte shkuar në Paris fundjavën e kaluar me charter duke shpenzuar 100 mijë Euro.

Shefi i qeverisë ka pranuar udhëtimin në Francë. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kryeministri Rama u pyet sërish nga gazetari Blendi Fevziu për udhëtimin e tij në Paris.

“Kufijtë janë të mbyllur. Unë kam kaluar në mënyrë klandestine me avion. Unë shkova me avion. Si u ula në kufij të mbyllur? Nuk jam normal qytetar, jam Kryeministri i Shqipërisë dhe kam shkuar ditën e premte pasdite. Kam pasur takim të rëndsishëm informal pune, jam kthyer ditën e shtunë në mesditë. Mund të them me njerëzit e Presidentit të Francës”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al