“Nuk do kërkojmë vota, do marrim shumicën absolute”

Jo vetëm te demokratët, por dhe mbështetësit e socialistëve, ftesë e Ramës për Lulzim Bashën për të bashkëpunuar e kanë interpretuar si ftesë për bashkëqeverisje. Ndaj Rama prej 3 ditësh në çdo takim elektoral që ka zhvilluar është detyruar të rishpjegojë qëllimin e kësaj ftese. Këtë bëri dhe në takimin me gratë dhe vajzat në Tiranë, dhe në takimet në Berat dhe Skrapar.

“Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken nga halli se nuk kishte vota, apo siç ka ndodhur bashkimi i partive për interesat e tyre. S’ka lidhje fare por për Shqipërinë”.

Në takimin në Çorovodë të gjithë fjalimin e përqendroi tek Ilir Meta, duke rrëfyer me detaje ndarjet dhe ribashkimet me të, madje risjellë dhe dialogun mes tyre ne gjirin e Lalzit për Reformën në Drejtësi.

“‘Sikur flota e 6 amerikane të vijë këtu, t’i drejtojë tytat nga shtëpia ime, ajo reformë nuk kalon’. I thashë ‘flotat nuk do vijnë dhe ti do shkosh në fund fare ta votosh reformën. Prandaj më mirë bëhu pjesë dhe mos shit dëngla lart e poshtë”.

Qytetaret e Skraparit i cilësoi faktorët kryesor të ngjitjes se Metës në piramidën e politikës, që shpesh i ka tradhtuar duke bërë koalicione me të djathtët, ndaj sipas tij kanë dhe përgjegjësinë që birin e tyre ka kthejnë me këmbë në tokë nëse s’duan fundin e keq të tij.

“Është rasti i fundit për ta shpëtuar, për të kthyer nga Vlora në Tiranë”.
Edhe pse rreshtoi gjithë “shkarjet politike” siç tha të presidentin aktual, në vendin e rakisë nuk ia mohoi një dolli njeriut Ilir Meta.

“Padyshim që kam ndare bukën me ta dhe nuk dua ta shoh keq”.

Në Berat duke folur për ta dëmin që i kanë bërë e djathta kur ka qeverisur vendit, përdori një shprehje të popullit.

Me gratë dhe vajzat e kryeqytetit dhe në bisedën telefonike me Lindita Nikollën komentoi lajmet për një ndërhyrje të tij estetike.

Tv Klan