Gjatë vizitës në festivalin e politikës “Atreju” në Romë, kryeministri Rama u takua edhe me multi-miliarderin Elon Musk të cilin e quajti “mister x”. Në bisedën e shkurtër që zhvilluan mes tyre, Musk shprehu dëshirën për vizituar Shqipërinë.
“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh”, ishte përgjigjja e kryeministrit Edi Rama.
Elon Musk është njeriu më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar 222 miliardë dollarë. Ai është themelues i kompanisë Tesla dhe Space X ndërsa një vit më parë bleu edhe kompaninë Twitter të cilës i ndërroi emrin në “X”.
Tv Klan