Grevistët refuzojnë: Duam paratë në llogaritë tona

Kryeministri Rama i ftoi naftëtarët për të negociuar, por u kërkoi që më parë të ndërpresin grevën për pagat që nuk kanë marrë nga kompani që ka menaxhuar rafinerinë e Ballshit në vitet 2015-2016. E quan grevën të panevojshme, refuzon kërkesat e tyre në formë ultimative dhe sulmon edhe opozitën për qëndrimin e saj ndaj këtij problemi.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu. Presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm. U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!

Ftesën e Kryeministrit Edi, gratë naftëtare e refuzuan. Thonë se nuk e besojnë atë, ndaj nuk do të dalin nga greva nëse paratë e prapambetura nuk u hidhen në bankë.

Na ka premtuar që do merrni lekët kokërr me kokërr ka 3 vjet, ku janë lekët? Është bërë i pabesueshëm. Lekët të na i hedhin në llogari, s’ka pse hyn në negociata ai, ai i di kërkesat tona… është mashtrimi radhës”.

Naftëtarët e Ballshit qëndruan në grevë urie për 18 ditë dhe pasi dolën ata, 4 ditë më parë hyri një grup i grave që punonin dikur në uzinën e përpunimit të naftës.

Tv Klan